Angelina Jolie e shnderruar ne shtrig

Para pak kohësh kanë nisur xhirimet e filmit “Maleficent”,
filmi i cili do të sjellë për herë të parë në version kinematografik përrallën klasike për fëmijë. Ai do të zbulojë për herë të parë se pse shtriga Malefica sillet në mënyrë aq të ashpër ndaj Aurorës (bukuroshja e fjetur) në filmin me metrazh të gjatë të prodhuar nga ‘Disney’ në vitin 1959, i cili është realizuar duke u mbështetur në përrallën bukuroshja e fjetur në pyll të Charles Perrault.

Protagoniste e filmit të ri, me regji të Robert Stromberg, është aktorja e famshme e Hollivudit, Angelina Jolie që do të veshë petkun e shtrigës shpirtzezë. Disa foto të marra nga momente të rolit e tregojnë tërësisht të transformuar Jolie, përshtatur me imazhin e shtrigës Malefica në versionin klasik. Pjesë e kastit të aktorëve janë edhe Sharlito Copley, Elle Flanning, Sam Riley, Imelda Staunton, Miranda Richardson, Juno Temple e Lesley Manville. Ndërkohë që grupi i ‘The Walt Disney Studios’ ka njoftuar se filmi do të dalë në vitin 2014 edhe në 3D.