
Humbja e ekuilibrit për fat është shoqëruar nga një reagim i shpejtë i shtangistit gjerman, por gjithsesi dëmtimi ka qenë i rëndë. Ai ka qëndruar për disa minuta mbi pedanë, ku është ndihmuar të ngrihet edhe nga mjekët, të cilët nxituan për t'i ardhur në ndihmë. Më pas ai është ngritur duke përshëndetur të gjithë të pranishmit në pallatin e sportit.