Një nënë e katër fëmijëve është censuruar nga Facebook pasi ka
postuar disa foto të pakëndshme të grave shtatzëna.
Hays Lynch, e cila ka një kompani fotografike në Devon, kishte publikuar në profilin e saj një set fotografik artistik me femra shtatzëna nudo, të cilat i mbulonin pjesët intime vetëm me duar.
Hays u habit shumë pasi u lajmërua me e-mail se fotot kishin shkelur rregullat e rrjetit shoqëror mbi pornografinë.“Nuk më besohej kur mora vesh që më kishin censuruar. Në Facebook publikohen lloj-lloj fotosh dhe askush nuk i vë re. Kjo nuk është aspak pornografi”, thekson 37-vjeçarja.