Ja një 2-vjeçar alpinist (VIDEO)


Vogëlushët 2-vjeçarë në përgjithësi luajnë me arusha apo makina, por kjo nuk vlen për heroin tonë të vogël, i cili ka qejf të ngjitet në shkëmbinj.

Nëse do të shikoni videon e mëposhtme, do të çuditeni me zhdërvjellshmërinë e tij dhe me lehtësinë sesi e ngjit murin alpin që ka në shtëpinë e tij. Madje edhe alpinistët profesionistë do ta kenë zili.
Por rol të rëndësishëm kanë edhe prindërit e tij, të cilët ia vendosin lodrat lart e më lart. Ai ngjitet, i kap ato dhe pastaj i përshëndet para se t’i hedhë poshtë, duke u thënë “bye”.