Je shtatzënë? Tani punën për ty e bën Facebook !!!


Deri dje, nënat që ishin në pritje të një fëmije mund t’ua thoshin lajmi miqve në
Facebook, vetëm duke u dërguar mesazhe, ose duke bërë një status të dukshëm vetëm për miqë e ngushtë.
Por tashmë inxhinierët elektronik të Facebook do të vënë në funksionim një opsion të ri, duke e bërë të dukshëm jo vetëm për miqtë, por edhe duke e vendosur si aplikacion, njëlloj si ditëlindja apo njoftimet e tjera personale.
Opsioni i ri që pritet të jetë në funksion së shpejti, ka ngjallur interes, raporton noa.al. Po më shumë se nënat, janë kompanitë publicitare ato që po përgatiten për aplikacionit.
E thënë më thjesht, në bazë të këtij aplikacioni, kompanitë e veshjeve dhe produkteve për fëmijë, do të dinë ku të cilët persona t’i shfaqin reklamat në Facebook.