
Ashtu si këngëtarja e famshme, e cila së fundmi postoi në “Twitter” një fotografi të sajën ku shfaqej tërësisht nudo, edhe Lohan zgjodhi të paraqitej në publik me një kostum banjo transparent, i cili i linte pak vend imagjinatës.
Pjesa e sipërme e hapur ofroi për pushuesit e tjerë një pamje të qartë të një prej pjesëve më të vlerësuar të trupit të 26-vjeçares, që me gjestet e saj provokuese, arriti të fitonte një vëmendje të shtuar gjatë të gjithë ditës së pushimit.
Lohan ka ditur të jetë edhe më parë në qendër të vëmendjes për të njëjtën arsye, pasi në fillim të vitit ajo pranoi një kontratë një milionë dollarëshe, për të pozuar nudo për revistën e famshme erotike “Playboy”.