Nëse në vitet e mëparshme nuk fitoje një vend në universitetetpublike, zgjidhja ishte tek privatët kundrejt pagesës. Por këtë vit rregullat kanë ndryshuar.
Hyrja në universitetet private do të jetë vetëm nëse ke mbaruar maturën shtetërore dhe ke dokumentacionin përkatës. Ky është udhëzimi më i fundit i ministrisë së Arsimit, njofton Albanian Screen.Autoritet e MASH shprehen se tashmë nuk mund të regjistrohesh tek privatët nese nuk ke marë të gjitha provimet e maturës edhe pse mund të paguash tarifën. Në këtë mënyrë për herë të parë vendosen rregulla të barabarta pranimi si për publikët edhe për privatët.
“Do të jetë një kriter zbatimi i të njëjtave standarde të dokumentacionit shkollor, plotësimin e detyrimeve të Maturës Shtetërore, për të gjithë maturantët e vitit akademik 2011-2012. Procedurë e domosdoshme për të gjithë maturantët shqiptarë që kanë kryer shkollën e mesme jashtë territorit të Shqipërisë, njehësimin e kësaj deftese në ministri, plotësimin me provimet e tjera të detyruara të maturës”, thotë Edlira Late, drejtoreshë e përgjithshme e arsimit të lartë në MASH.
Monitorimet thonë përfaqësuesit e arsimit do të vazhdojnë, pasi në rast shkeljesh do të ketë edhe penalitete që shkojnë deri në heqje të licensës për privatët.“Moszbatueshmëria e ligjit do të ketë penalitetet e veta. Pra janë përcaktuar në udhëzimin e ministrit datat, janë përcaktuar detyrimet që këto kanë dhe absolutisht thyerja e rregullave të përcaktuara do të ketë patjetër le të themi penalitete”, tha Late.Për herë të parë këtë vit, ministria e Arsimit për të ndihmuar të rinjtë, ka ndërtuar një rubrikë të posaçme në faqen e saj të internetit e cila informon maturantët për tarifat, kuotat, si dhe universitetet e akredituara në vend, duke rritur kështu në njëfarë mënyre transparencën në raport me kandidatët që do të ndjekin shkollën e lartë.