Momenti tragjik ku një burrë humb jetën në mes të rrugës, ka kapur një kamera sigurie në Tajvan. Në video duket një burrë që ecën në asfalt, por papritur hapet një gropë në mes të rrugës, si pasojë e tufanit Saola dhe ai fundoset brenda.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e Taipei. Duket sikur u hap toka dhe e përpiu burrin fatkeq. Me gjithë përpjekjet për ta ndihmuar, nuk u shpëtua dot burri i pafat.
Si pasojë e tufanit Saola kanë humbur jetën të paktën 5 vetë, ndërsa janë plagosur rreth 15 vetë. Saola fillimisht iu drejtua Filipineve dhe më pas Kinës, duke shkaktuar përmbytje vrasëse në vend.