Nicki Minaj mori 30 mijë dollarë për një nate


Pronari i një klubi pranë qytetit të Dallasit ka akuzuar reperen, Nicki Minaj, se ka marrë 30 mijë dollarë për të performuar në një ndejë të mesnatës, në cilën kurrë ajo nuk u shfaq, shkruan revista “NME”.
Reperja e famshme ka mbajtur një koncert në sallën “Verizon Grand Prairie” pranë Dallasit dhe supozohet se ka qenë e planifikuar që ajo të paraqitet në një ndejë në klubin e natës “Zouk”.
Reperja 29-vjeçare vendosi të mos marrë pjesë në ndejë, edhe pse ajo ishte, sipas pronarit të klubit, paguar për këtë.
Ajo me këtë rast në Twitter ka shkruar “Nuk ka argëtim sonte. Ankohuni tek promotorët të cilët iu shiten bileta false”.
Pronari i klubit, Matt Kisla ka mohuar akuzat e Minaj dhe për televizionin lokal “Channel 33” tha se reperes i kanë paguar shumën e plotë, duke shtuar se për shkak të sjelljes së saj dhe deklaratave rezulton se ai dhe kolegët e saj sillen në mënyrë joprofesionale.
“Me sa kam kuptuar, ajo ishte përpara klubit, erdhi, por vendosi të mos hyjë”, tha Kisla.
Minaj, emri i së cilën në të vërtetë është Onika Tanya Maraj, këtë vit në treg ka hedh albumin e saj të dytë “Pink Friday: Roman Reloaded” dhe nga 21 tetor deri në 7 nëntor pritet të udhëtoj për në Mbretërinë e Bashkua