
49-vjeçarja dukej e çorientuar mendërisht, kur pasi piu fundin e një shisheje vodke, tymosi cigare e zuri gjumi në bar, në një park publik në Los Angelos.
Aktorja ishte e veshur me xhinse, një bluzë dhe kapele sportive ngjyrë lejla dhe në fytyrë dukej jashtëzakonisht e lodhur.
Për Nielsen thuhej se e kishte fituar betejën ndaj alkoolit, pasi hyri në një klinikë rehabilitimi në 2007, por fotot e publikuara tani duhet t'i kenë shqetësuar mjaft katër djemtë e saj dhe bashkëshortin Mattia Dessi, i cili është 16 vjet më i ri se ajo.