Rihanna- Sherre nepe clube nate (foto)

Pas pushimeve nëpër Mesdhe, Rihanna i rikthehet jetës së natës. Këngëtarja 24-vjeçare u pa në klubet e natës në Londër dhe të thuash e pirë…është pak.Sipas tabloidëve britanikë, këngëtarja nga Barbadosi ka qendruar në një nga klabet më të njohur të kryeqytetit anglez deri në orën 4 të mëngjesit. Dëshmitarët thanë se pasi ka pirë sasi të konsiderueshme alkooli, Rihanna ka hipur mbi tavolina duke thyer shishe e gota.



 Punonjësit e sigurisë janë munduar ta qetësojnë këngëtaren, por kërkesat e tyre kanë hasur në kundërshtimin e saj. “Më njihni mua se kush jam?”, citohet nga tabloidët britanikë Rihanna.