Facebook beson se në rrjetin social janë më shumë se 83 milion llogari ilegjitime.Kompania publikoi të dhënat këtë javë, duke thënë se 8.7 përqind e 955 milion llogarive aktive thyejnë rregullat.Profilet e dyfishta përbëjnë rreth 4.8 përqind të llogarive.Pak ditë më parë BBC ngriti shqetësimin e numrit shumë të madh të përdoruesve falsë të Facebook. Ky është një shqetësim shumë i madh pasi rrjeti social është i varur nga reklamat.Problemi i llogarive false është veçanërisht i madh në vende si Indonezia dhe Turqia, ku Facebook po njeh një rritje shumë të shpejtë.Shumë nga kompanitë që reklamojnë në Facebook thonë se kompania duhet të provojë se klikimet që marrin ato në reklama janë reale.Po ashtu një problem i ngritur së fundmi është blerja e të ashtuquajturave ‘like’ në Facebook.