
Megan Fox ka shprehur edhe një herë kënaqësinë e saj pasi kishte puthur aktoren tjetër të filmit “Jennifer’s Body”, Amanda Seyfried, dhe tha se ndihet më rehat teksa puth vajza sesa meshkuj në kamera.
“Ndihem shumë më mirë me femrat, kështu qe ndihem më rehat kur puth ato në film, sesa të puth ndonjë mashkull”, është shprehur aktorja.
Megjithatë vetë Seyfried, sipas Fox, nuk ndihej rehat gjatë xhirimeve. “Mendoj se ndihej shumë në siklet. Nuk ndihej rehat edhe pse pati shumë të qeshura gjatë filmimit”, u shpreh kjo bukuroshe.