![](http://1.bp.blogspot.com/-L0boe8a4zMU/VAIzG--6ieI/AAAAAAAAGss/xljxlRPp5bI/s1600/93108-300x194.jpg)
Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota. Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.
Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Koka Kola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë. Rrugët janë emëruar me emra të luftëtarëve të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre.
Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.
Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 përqind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarëve është 1200 euro.
Se sa është e mjaftueshme kjo pagesë për jetë të mirë tregon edhe e dhëna se shpenzimet për banim janë 15 euro, kështu që me këtë rrogë mund të bëhet një jetë komode.
alb365.com