Shqipëri-Qipro: 3-1

Fitore e merituar e kombëtares shqiptare në takimin e zhvilluar të premten mbrëma kundër Qipros në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin 2014. Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Sadiku ne minuten e (36′), Cani ne minuten e (84′) dhe supergoli iBogdanit në minutën e 87-të.
Golin e vetëm për Qipron e shënoi Laban në minutat shtesë të pjesës së parë (45+3′). Është ndezur stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”mbrëmjen e sotme. Shqipëria e Giani De Biassit e ka nisur në mënyrën më të mire fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.