Windows XP, Windows 7 dhe më në fund Windows 8 bashkë me Snow Leopard, Lion dhe Mountain Lion janë mysafirë të mundshëm të versionit të ri të Parallels për Mac.Nëse jeni përcaktuar për kompjuter për Mac të Apple dhe prapë se prapë ju nevojitet Windowsi për punë, ekzekutimi paralel i të dy sistemeve (ose më shumë sish) ndoshta është zgjidhje adekuate, sepse përveç që mundëson virtualizimin e sistemeve, aplikacionet nga Windows paraqiten si native dhe mundësohet shfrytëzimi i dictation
dhe notifikimeve native Mountain Lion për aplikacione Windows.
Aplikacionet Windows 8 tani mund ët shfrytëzohen pa ekzekutimin e Windowsit dhe t’u shpërngulen ikonat në Launchpad. Përveç notifikimeve dhe diktimit të sipërpërmendura,
Parallels mundëson edhe shfrytëzimin e skrollimit dygishtësh, pinchit klasik, dragut
tregishtësh dhe swipimit mes aplikacioneve përgjatë tërë ekranit. Në këtë mënyrë përvoja e shfrytëzimit tëWindowsit në Mac është vërtetë e këndshme.
Përveç Parallels në diskonim është edhe VMWare Fusion, por duket që Parallels është diç më i pasur me mundësi dhe më i kompletuar.
Çmimi i Parallels 9 është 80 dollarë.