Këto Janë Kufjet E IPhone 5

Ka kohë që Apple nuk i ka ndryshuar kufjet të cilat i liferon me iPhone, ndërsa duket që ka ardhur koha edhe për këtë.
Sipas sajtit vietnamez Tinhte, kufjet e iPhone të ri do të jenë goxha më të ndryshme se ato aktuale.Kufjet thuhet se janë duke u prodhuar në repartin e Foxconn në Tajvan, ndërsa në kabllo qëndron e shkruar “dizajnuar nga Apple në Kaliforni, montuar në Vietnam”. Kufjet kanë pjesën e zgjatur për kanalin e veshit, ndërsa dizajni sipas burimeve të kujton konstruksionin unibody të Apple. Për shkak të kualitetit të prodhimit të kufjeve janë të bindur që bëhet fjalë për “prodhim të vërtetë”.
Prezantimi i iPhone të ri pritet të bëhet të mërkurën më 12 shtator. Dizajni i kufjeve aktuale nuk ka ndryshuar që nga prezantimi i aparatit të parë iPhone. Versioni me mikrofon dhe tastin për manipulim me reprodukimin e muzikës dhe bisedat është në përdorim prej vitit 2008.