Shkencëtarët francezë kanë krijuar koktejin e frutave, i cili në mënyrë drastike mund të ulë rrezikun nga problemet e zemrës dhe sulmi në tru, dhe i cili është tepër i shijshëm. Në koktej gjenden shtatë lloje të pemëve – rrushi, mollët, boronicat dhe dredhëzat.Tri llojet tjera të cilat janë shtesë e veçantë ekzotike për këtë super smoothie janë këto: thana evropiane (Vaccinium vitis-idaea), fryti specifik i kuq, i cili kultivohet rrallë, por mblidhet si i egër, pastaj acerola, pema e kuqe e ngjashme me qershinë, e cila përmban 30 për qind më shumë vitamina C se sa portokalli dhe në fund fryti i zi i aronias, i cili më
së shpeshti konsiderohet fryti më i shëndetshëm malor në botë.
Sipas fjalëve të shkencëtarëve, kokteji i tyre me fruta në thelb është kombinimi i pemëve më të shijshme dhe më të shëndetshme në botë. Deri te ky përfundim kanë ardhur pas testimit të madje 13 përzierjeve të ndryshme dhe kombinimin e lëngjeve dhe puresë së frutave dhe ndikimin e tyre në arteret e derrave. Në fund 80 vullnetarë kanë zgjedhur recetën përfundimtare.
“Ky hulumtimi vetëm sa i jep peshë dhe rëndësi dëshmive që ekzistojnë tashmë që konsumimi i pemëve dhe perimeve është i mirë për ne në kuptimin e reduktimit të rrezikut nga sëmundjet e zemrës”, përcjell Daily Mail deklaratën e Tracy Parker nga
Fondacioni britanik për zemër. “Megjithatë, ende nuk e kuptojmë në tërësi pse apo a është ndopak ndonjë pemë dhe perime e caktuar më e mirë se të tjerat.
Madje edhe ky hulumtim pohon që shkencëtarët ende nuk mund të shpjegojnë as edhe një lidhje. Ajo çka dimë është që të gjithë duhet të hamë spektër të gjerë të pemëve dhe perimeve në kuadër të dietës së ekuilibruar, ndërsa konsumimi i lëngut të pemëve është mënyrë e shijshme dhe praktike për ta bërë këtë gjë”, ka thënë Parker. “Megjithatë, nuk duhet të harrohet që lëngu përmban më pak fibra dhe më shumë sheqer se vet pemët nga të cilat është bërë, prandaj ai është ekuivalent i vetëm një cope peme nga pesë që rekomandohen në ditë”, shpjegon Parker.
Receta për superkoktejin frutor • Acerola – 4 për qind, • Molla – 10 për qind, • Rrushi – 63 për qind, • Aronia – 4 për qind, • Boronica – 10 për qind, • Dredhëza – 10 për qind, • Thana evropian – 5 për qind.
Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Food and Function”, të Shoqërisë mbretërore britanike për kimi.