Në Dubai do ngrihet xhamia e parë ekologjike për 3500 besimtarë.Me panele diellore, impiante të riciklueshme për trajtimin e ujit, hapësira të gjelbra dhe kopshte mbi çati për izolime termike dhe një sistem i kompjuterizuar që verifikon efiçencën e të gjithë materialit elektrik.
Bëhet fjalë për xhaminë e parë ekologjike në botë, e ideuar nga Suhait Mohammen, student në universitetin e Alhosn.
Projekti që është aprovuar nga General Authority of Islamic Affairs and Endoëments në Abu Dhabi, është vendosur menjëherë në brendësi të ‘Vision 2030 development plan’, plani i zhvillimit dhe potenciali energjik i qytetit. Realizimi i saj, i parashikuar për vitin tjetër, do të kushtojë 6.8 milionë dollarë.