Arrestohen Striptizet Serbe Në Tetovë
12:51 AM
Policia gjeti shtatë vajza nga Serbia të cilat ilegalisht kanë punuar si valltare në një lokal në Tetovë. Nga Sektori për Punë të Brendshme informojnë se aksioni është ndërmarë mbrëmë në kafeterinë “Babilon”, që ndodhet në kompleksin “Saranda” në pronësi të një 29-vjeçari nga Tetova. Aty u gjetën shtatë vajzat nga Serbia dhe një nga Maqedonia, të moshës 20 deri 29 vjet, të cilat punonin si valltare. Shtetaset e huaja, të cilat ishin kryesisht nga Novi Sadi dhe pronari i objektit janë në paraburgim për procedurën e mëtutjeshme ligjore, e cila do të përcaktoj të gjitha detajet reth qëndrimit të tyre në vend dhe punës në objektin e lartpërmendur. Pas pastrimit të plotë të rastit do të ngrihen padi përkatëse, transmeton Shqipmedia.