Firmat e Internetit do të ballafaqohen më një sërë detyrimesh të reja për të monitoruar shërbimet e tyre për materiale ekstremiste, sipas një dokumenti të nismës “Teknologji e Pastër Informacioni”. “Duhet të jetë e ligjshme për oficerët e policisë të ‘patrullojnë’ mediat sociale. Kjo përfshin pasjen e një profili, bashkimi me grupet e përdoruesve, dërgimit dhe pranimit të mesazheve në platformë,” shkruan dokumenti.Zyrtarët po përgatiten gjithashtu për propozimet e sistemeve “gjysmëautomatike për zbulim” dhe butonave për të lejuar përdoruesit të raportojnë aktivitetet e dyshimta në rrjetet sociale tek autoritetet. “Përdoruesve duhet t’iu sigurohet një rrugë për raportimin e terrorizmit dhe përmbajtjeve ekstremiste si një kategori e veçantë,” bën me dije raporti. “Ofruesit e kutive të bisedimeve, shërbimeve, sistemeve të postës elektronike dhe të rrjeteve sociale duhet të kenë sisteme paralajmërimi.” Monitorimi dhe sistemi i raportimeve do të jetë i lidhur me agjencitë e zbatimit të ligjit, ku të dhënat do të shkëmbehen në të gjithë Evropën.
Policia Do Të “Patrullojë” Facebook-Un Dhe Twitter-In Për Terroristë
2:16 PM
Kuriozitete
Policia në të gjithë Evropën do të “patrullojë” Facebook-un, Google-in dhe Twitter-in për postime që shprehin mbështetjen ndaj terrorizmit, sipas një projekti të BE-së detajuar në një raport të bërë publik, njofton krokodili.com.