Huawei ka edhe një smartphone në ofertën e vet. Modeli Ascend G600 vjen me Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Ka procesorin dybërthamësh të Qualcomm me takt pune prej 1,2 GHz, 768 MB memorie RAM dhe 4 GB memorie Flash, kurse përkrahet edhe zgjerimi i kapaciteti për ruajtje përmes kartelave memorike microSD.Ekrani IPS LCD ka diagonale prej 4,5 inçësh dhe rezolucion 960 x 540 pixelë, ndërsa sipas prodhuesit bateria prej 1.930mAhmund ta mbajë këtë telefon në jetë më shumë se 15 ditë (me siguri nëse nuk preket fare). Ascend G600 përkrah WiFi Direct, DLNA dhe NFC, ndërsa ka edhe mundësinë e reprodukimit të audios surround në teknologjinë
DTS. Ka edhe kamerën me rezolucion prej tetë megapixelësh.
Liferimi në tregun gjerman fillon në dhjetor, ndërsa pritet që çmimi pa kontratë me operatorët mobilë të jetë 300 euro.