Ka me qindra propozime origjinale për martesë, por mënyra se si Aleksej i propozoi të dashurës së tij Irina, meriton çmim të parë, si një ndër më të çmendurat e viteve të fundit.
30-vjeçari, drejtues i një kompanie ideoi vdekjen e tij për të 'testuar' dashurinë e Irinës,
"Doja që e dashura ime të ndërgjegjësohej se jeta e saj pa mua nuk ka asnjë kuptim", tha Aleksej. Biznesmeni rus nuk u kursye për të gjetur mënyrën më origjinale të propozimit për martesë.
Aleksej ingranoi skenaristë, grimierë, një regjisor për të krijuar një skenë të vërtetë që do t'i shkaktonte Irinës një tronditje të madhe.
Ndërsa Irina po shkonte në vendin e takimit rrugës pa një mjet të përplasur, tym, polici, ambulancë, ekipe televizionesh...E trembur ajo zbriti nga makina dhe pa që i personi i aksidentuar ishte pikërisht i dashuri i saj. Pranë tij një pellg i madh gjaku. Mjekët i thanë se i dashuri i saj kishte humbur jetën në këtë aksident. Ajo nisi të bërtasë, të lëshojë thirrje dëshpërimi për lajmin tragjik. Dhe ja ku vjen edhe momenti më i bukur: Nga ambulanca del një burrë me tullumbace, me lule dhe një unazë fejese. Ishte pikërisht Aleksej, i gjallë e shëndoshë e mirë.
"Isha gati që këtë herë ta vrisja me duart e mia. Megjithatë një propozimi banal për martesë në tryezën e një restoranti, sigurisht që do t'i kisha thënë jo", thotë Irina. Megjithatë Aleksej i premtoi se kjo ishte hera e vetme dhe e fundit që hiqej si i vdekur. Çifti u martua javën e shkuar dhe me siguri ata do të qëndrojnë bashkë derisa vdekja do t'i ndajë...