Braçe: Miku I Taçit Dhe Pacollit Në Tenderin Për “Albpetrol”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka lëshuar alarmin se shitja e kompanisë “Albpetrol”, mund të shpërthejë si superskandal. Braçe ka deklaruar se përfaqësuesi i kompanisë “Vetro Silk Road” sot në tender ishte shtetasi Essad Puskar, i cili është një boshnjako-amerikan i njohur në Shqipëri dhe Kosovë.“Në Shqipëri është njohur si njeri i afërt e bashkëpunëtor i biznesmenit Rezar Taçi në kompaninë “Taci OIL INTERNATIONAL”. Në Kosovë si këshilltar i biznesmenit Behgjet Pacolli, ish-kandidat për president dhe sot zv/kryeministër i qeverisë së Hashim Thaçit!! Tamam në Kosovë ishte pritësi i sms-ve të famshme mes Behgjet Pacollit dhe ish-ambasadorit Dell në çastet e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Essad Puskar, me profile të shumta publike, njofton se javët e fundit ka punuar shumë në Baku-Azerbaxhan për të krijuar mundësi të reja për investime. Ai ka qen atje në takime me ministrin e jashtëm të Azerbaxhanit, por edhe me zëvendës/presidentin e kompanisë shtetërore të naftës “SOCAR”!!! Këto janë fakte!!!!
Dyshimi i madh është e gjitha kjo e sotmja është gatuar në këtë segment ku përfshihen Puskar- Taçi-Azerbaxhanasit –Amerikanët e Siklroad!!!Njësoj si në rastin e privatizimit të “Armo”-s, por me një ndryshim: Ky nuk është privatizim! Është më shumë se kaq!!1”, shkruan Braçe, në rrjetin social “Facebook”.