Sapo je lidhur me dikë? Mos i bëj këto ...... "gabime"

Ju e dini, në çdo moshë që të jeni, një lidhje intime e sapunisur, shoqërohet me pasiguri.Dhe kjo, shfaqet sidomos nëse na shtohet më shumë seç duhet, euforia e fillimit, e cila na bën të ndihemi që atëherë “pronarë” të partnerit/ Duke kryer në këtë mënyrë ato që quhen gabime fatale dhe që është shumë e vështirë ta rikuperojnë më pas një lidhje.
Për ta shmangur këtë, ju duhet të dini se cilat janë këto gabime, në mënyrë që t’i shmangni ato …
Jo shumë në internet
Mos rrini më shumë se ç’duhet gjatë jetës së përditshme në rrjetet sociale. Shumë shpesh ky qëndrim “adoleshent”, i jep idenë partnerit se marrëdhënia juaj çift është formuar me anë të “chat”, ose “click”. Përjetojeni realisht lidhjen.
Jo menjëherë bashkëjetesë
Ta braktisësh papritmas jetën e mëparshme dhe t’i përkushtohesh tërësisht një romance të re, mund të jetë shumë kundër-produktive. Kjo, përveç ndikimit mbi të dashurin tuaj dhe pasionet e tij, ndonjëherë, mund të çojë për të besuar gabimisht se partneri është i mërzitshëm dhe pa interes.

Mos u lidhni shumë me të

Një histori e porsalindur, siç e dini, mund të përfundojë në çdo moment. Kjo nuk është e pazakontë. Dhe i bie që një pasion në dukje i përjetshëm, të rezultojë që të jetë një blic. Kështu që përpiquni të mbani gjithmonë pavarësinë tuaj nga një partner, duke rritur në mënyrë konstruktive “veten” tuaj dhe mos kini frikë për humbjen e tij. Mos harroni: Njerëz me personalitet dhe autonomi të plotë, janë më të pëlqyerit…