Mourinho i ‘lutet’ Ronaldos: Je i madh, je i vlerësuar

A po i lutet Ronaldos Jose Mourinho?. Pas deklaratë së Ronaldos dhe dëshprimit që po e ndjenë në skuadër, Mourinho i ka telefonuar Cristiano Ronaldos me të cilin ka zhvilluar një bisedë miqësore.

”Ju jeni i madh . Jeni një lojtar i vlerësuar dhe duhet të ndihesh i lumtur. Dashuria jonë nuk do të mungojë, ashtu siq nuk ka munguar. Për gjithçka që të nevojitet, ne do të ndihmojmë. Ne jemi për të ndihmuar” i tha Mourinho Ronaldos.

Ndërkaq ylli portugez e ka falënderuar për këtë telefonatë.

”Të jam mirënjohës, ky incident nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me lojtarë dhe në skuadër. Të tilla fjalë mi ka thënë vetëm babai” i tha Ronaldo trajnerit të tij Mourinho