Enca, Po Shkëlqen Si Kurrë Më Parë!

Enca, vajza e ëmbël dhe simpatike, tashmë ka pushtuar zemrat e të rinjve me bukurinë e saj që të magjeps. Ajo është bërë e famshme me “coverat” e këngëve të ndryshme duke i lansuar në kanalin e saj në YouTube. Përveç qe ka bukurin, ajo është edhe shumë e talentuar, këtë më së miri e dëshmojnë edhe notat e mira qe i merr ne shkollë. Ndonëse është e hapur me te tjerët Enca tregon qe i pëlqen thjeshtësia, i pëlqen gjerat e thjeshta dhe natyrale. “Kjo më bën të jem vetvetja”, shprehet ajo. Ndërsa, stili i saj që po bëhet çdo ditë e më “in” po pëlqehet në masë te madhe nga ata që e rrethojnë. Enca është duke punuar në projektet e reja, ku njeri do jetë edhe paraqitja e saj për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike 2012”. Enca do vazhdoj te duket bukur edhe me tutje, ku për të përkujdesen njerëz profesional me veshje elegante duke anuar nga modernia qe kombinohen me këngën e saj, që do sjell plot ritëm dhe energji pikërisht në festivalin ku po paraqiten emra te mëdhenj të estradës shqiptare.