Në mesin e shumë gjërave të dobishme për njerëzimin, për të cilat është meritore Apple, tani mund të shtohen edhe automobilat e bardhë– sepse disenjatorja kryesore e BMW-së për materiale dhe ngjyra sipërfaqësore, Alexandra McGill, mendon që popullariteti gjithnjë e më i madh i automobilave të bardhë është pasojë e pajisjeve të bardha tëApple: “Para Apple, ngjyra e bardhë ndërlidhjes me gjërat si frigoriferi apo pllakat e banjave.
Apple e ka bërë këtë ngjyrë të vlefshme”, – deklaroi ai në një intervistë për blogun e dedikuar për industrinë automobilistike, Motoramic. Popullariteti i automobilave të bardhë viteve të fundit është rritur dukshëm në tregun amerikan, ndërsa në Evropë më
së shumti kërkohen ata me ngjyrë të zezë dhe të hirit.