Kapiteni shumëvjeçar i kombëtares angleze, John Terry ka marrë vendim që t’i thotë lamtumirë kombëtares.
Terry në fanellën e “Albionëve” ka zhvilluar 78 herë në nëntë vite të karrierës në kombëtare.
Vendimi i tij për tërheqje lidhet me akuzat se për fyerje raciste ndaj mbrojtësit Anton Ferdinand në ndeshjen e stinorit të kaluar kundër QPR-së në Premier Ligë.
Edhe pse gjykata britanike e ka liruar nga akuzat, Federata angleze e ka vazhduar hetimin dhe para Euro 2012 i ka marrë shiritin e kapitenit.
“Federata ka ndikuar që lojërat e mija për kombëtaren gati të jenë të pamundshme. Të luash për vendin tënd dhe të jesh kapiten për çka kam ëndërruar si fëmijë dje kjo më ka bërë shumë krenar. Gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja dhe ky vendim me thyen zemrën. I uroj djelmoshave dhe përzgjedhësit Hodgson shumë suksese në të ardhmen”, ka thënë Terry.