Allegri Nuk Ndjehet I Rrezikuar

Milani pësoi dështimin e radhës, ndërsa Massimiliano Allegri beson se nuk ka kurrfarë problemi mes tij dhe klubit.
Humbja prej 2-1 nga Udinese ishte e treta për Rossonerët në katër ndeshjet e para në Serie A, mirëpo trajneri nuk ndihet i kërcënuar se mund të mbetet pa punë.
“Do të ishte e pakuptimtë të flasim për shkarkimin tim, sepse nuk është vendimi im. Asnjëherë nuk kam pasur problem, ndërsa duke marrë parasysh marrëdhëniet tona, nuk ka pasur as klubi (me mua)”.
“Nuk ndjehem fajtor, e as viktimë. Humbëm sot (e diel), po, por luajtëm me kurajë me nëntë lojtarë dhe kjo është shenjë e mirë. Lojtarët meritojnë lëvdata për atë që bënë”, citon Sky Sport Italia fjalët e Allegrit.