Me ne fund Windows 7 Para XP-Së

Sipas të dhënave që ka mbledhur kompania Net Applications, mëshumë se tre vjet pas publikimit, Windows 7 më në fund është bërë sistemi operativ më i popullarizuar për kompjuterë personalë.

Në gusht hisja e Windows 7 ishte 42,76 për qind, ndërsaWindowsXP mbante 42,5 për qind të tregut.Windows 7 në vitin e fundit ka fituar mesatarisht nga 1 për qind nëmuaj
kurse XP ka humbur aq. Por nuk pajtohen të gjitha kompanitë që Windows 7 vetëmtani e kanë kapërcyer XP-në. StatCounter ka bërë të ditur që Windows 7 e ka tejkaluar XP-në para më se një viti, dhe se tani mban më shumë se 50 për qind të tregut.
Sipas statistikave të Net Applications në gusht të gjitha versionet e reja të Mac OS X së bashku kanë tejkaluar hisen që mban Windows Vista, gjegjësisht versionet Mac OS
X 10.4 dhe më të reja së bashku mbajnë rreth 7,11 për qind të tregut,
ndërsa hisja eWindows Vista është rreth 6,1 për qind. Gjithsej të gjitha versionet e Windowsit mbajnë rreth 92 për qind të tregut të sistemeve operative për kompjuterët personalë.