I veshur me një bluzë të zezë që tregonte fizikun e tij, Cruise, 50-vjecar, u pa edhe duke konsumuar një gotë verë të kuqe me një grup miqsh në qytetin piktoresk të Pjacas.
Sipas shtypit lokal, aktori i sapo divorcuar fluturoi nga Londra në Detin Adriatik në portin e Splitit, të shtunën, ku një jaht luksoz e priste.
Cruise do të kalojë disa ditë duke lundruar në ishujt e Detit Adriatik në bordin e jahtit Lady S., i shoqëruar nga dy truproja.
Ky ishte udhëtimi i dytë i Cruise në Kroaci, ai më parë kishte vizituar Dubrovnikun dhe ishullin e Mljet në 2004-ën, pas ndarjes me aktoren spanjolle Penelope Cruz.