Gjenerata E Re E Audi A8

Audi A8 së shpejti do të duhet “të freskohet” dhe gjenerata e ardhme e këtillë do të duhej të paraqitej në fund të vitit 2016 apo në fillim të vitit 2017. “Facelift” i modelit të tanishëm do të sjell rritjen e fuqisë së motorit V8 TDI në rreth 400 KF, vendosjen e turbombushësve në W12 versionin për momentin më të madh rrotullues si dhe do të bëhen disa përmirësime të vogla. Gjenerata e re e modelit A8 do të duhet blerësve t’u sjell ndryshime të mëdha në krahasim me gjeneratën e tanishme, transmeton “Shqipmedia”.
A8 i ri në vend të shasisë së tanishme nga alumini do të duhej të bazohej në atë nga “hibrido-alumini” e cila do të prodhohet nga alumini, nga çeliku i forcës së madhe dhe materialet kompozite. Modeli do të shfrytëzojë platformën e re modulare për zhvillimin e së cilës do të jetë përgjegjës “Porsche” dhe e cila do të shfrytëzohet edhe për Panamera-n e ardhme, dhe njëherësh në të do të bazohen edhe modelet e Bentley-t.