Shefi i shteti rus, Vladimir Putin pyetet për gjithçka dhe cdo gjë, por sigurisht aq ëndërr s’e ka që një ditë si burrështetas do të jep mendimin e tij për seksin grupor.
Në një intervistë për televizionin më të shikuar në Rusi dhe më gjerë, “Russia Today”, Putin ka thënë se seksi grupor është më i mirë se një më një, sepse sikur në çdo skuadër nuk mund ta mbash topin gjithë kohën!
Putin ka sqaruar se në atë rast mundesh pak edhe të pushosh.
Putin të gjitha këto i ka thënë i pyetur për orgjinë e cila është organizuar kohë më parë në muzeun e Moskës, konkretisht në vitin 2008, në të cilën ka marrë pjesë edhe Nadezhda Tolokonikova, njëra nga anëtaret e bendit të burgosur rus, “Pussy Riot”.
“Grupi ka organizuar seks në vend publik dhe kjo është puna e tyre. Kanë të drejt të bëjnë çdo gjë derisa mos ta shkelin ligjin”, ka thënë Putin duke u përgjigjur në pyetjen për rastin e “Pussy Riot”