Gruaja që mban rekordin për thonjtë më të gjatë në botë u fotografua duke hipur në aeroplan në Los Angeles.
Pyetja që lindte për shumëkënd ishte se si i mban ajo çantat e valixhet me ata thonj. Chris Walton, e cila në Kaliforni e Nevada njihet si këngëtare, por në mbarë botën si mbajtësja e rekordit për thonjtë më të gjatë, thotë se gjithmonë vepron me kujdes për të mos thyer ndonjë thua.Thonjtë e saj në total janë gjashtë metër të gjatë.Më përpara rekordi për thonjtë më të gjatë mbahej nga një tjetër amerikane, Lee Redmond. Ajo i kishte thonj të gjatë në total plot 8.5 metra. Por në një aksident rrugor ajo theu thonjtë dhe humbi rekordin.Kurse mashkulli me thonjtë më të gjatë i ka pasur ato mbi 9 metra në total. Ai ndërroi jetë në vitin 2009. Edhe ai ishte amerikan.