Seal: Heidi Klum më tradhëtoi

Në janar të këtij viti Seal dhe Heidi Klum i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe tashmë duket se arsyeja e divorcit ka dalë në dritë. Këngëtari 49-vjeçar ka deklaruar se ish-bashkëshortja e tij 39-vjeçare kishte një lidhje me truprojen e saj para se të ndaheshin.
Britaniku i ka dhënë këto deklarata për ‘TMZ’ pasi u publikuan disa foto të modeles gjermane me truprojen: “Besoj se tani e keni përgjigjen që kërkonit prej shtatë muajsh.”Seal nuk shtoi asgjë tjetër përveç faktit se e vetmja gjë që ka rëndësi për të tani është mirëqenia e fëmijëve të tij.