Është konfirmuar tashmë që iPhone-i i ardhshëm pritet të dalë shumë shpejt. Apple ka shpërndarë ftesa për ngjarjen e 12 Shtatorit siç pritej.Ngjarja do të mbahet në Qendrën Yerba Buena për Artet, ngjitur me hotelin Disrupt në San Francisko të Kalifornisë, SHBA. Kompania ka filluar përgatitjet për evenimentin e shumëpritur, duke afishuar një banderolë të madhe të Apple-it jashtë qendrës.
Banderola ka të njëjtin sfond me ngjyrat e ylberit, që Apple-i i ka përdorur prej disa kohësh për ngjarjet e veta, tranmeton Portlali “Krokodilli”.
iPhone-i i ardhshëm do të ketë një ekran më të madh, duke shënuar herën e parë që kompania amerikane largohet nga ekrani i zakonshëm 3.5 inç. Gjithashtu do të ketë një mini-port më të vogël, së bashku me një pllakë metalike dhe NFC.