Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shpeshta që po e mbajnë larg fushës së futbollit në periudha të gjata, braziliani i Milanit, Pato duhet të përballet edhe me problemet në jetën personale. Sipas “Gazzetta Dello Sport” lidhja mes sulmuesit të Milanit dhe Barbarës, vajzës së presidentit kuqezi, Silvio Berlusconi është drejt fundit…për të mos thënë që ka marrë fund.
Në javën e parë të kampionatit të Serisë A, kur Milani përballej me Sampdorian në San Siro ( humbi 0-1), Pato u pa i vetëm në shkallët e stadiumit, ndërkohë që Barbara qendroi në Sainkt Moritz.
Jo vetëm kaq, por "Gazzetta" citon një mik të Pato-s që deklaron se sulmuesi brazilian nuk ndjehet aspak mirë dhe kjo jo vetëm për shkak të dëmtimeve, por edhe prej problemeve në jetën personale.