Russell Crowe rrezikon mbytjen

Russell Crowe nga shumë prej nesh njihet si Gladiatori, si kapiteni kurajoz që sfidon stuhi e uragane në det tek filmi “Master and Commander”. Por ai që u shpëtua nga Roja Bregdetare amerikane ngjasonte pak me “heroin tonë muskuloz”, mbipeshë, mjekërr dhe disa flokë më pak në kokë.
48-vjeçari ndodhej në kajak me mikun, njëkohësisht trajnerin personal, Chris Father në afërsi të Long Island. Me t’u errësuar, dy miqtë humbën orientimin dhe përfunduan në Huntington, gjashtë kilometra në distancë nga bregu.

Shpëtimi për ta mbërrin nga një patrullë e rastësishme e Rojes Bregdetare, që pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë i mori në bord dhe i transportoi në portin e Huntingtonit.

Menjëherë më pas, Crowe falenderoi nëpërmjet rrjetit social shpëtimtarët e tij.

“Faleminderit djemve të Rojes Bregdetare për ndihmën që na dhanë…4 orë e 30 minuta dhe 11.2 kilometra të përshkruara me kajak”, shkruante ai në “Twitter”.