Galliani: Nuk Vihet Në Dyshim Qëndrimi I Allegrit

Masimiliano Allegri nuk vihet në dyshim. Kjo është deklarata e drejtuesve të Milanit pas humbjes në Udine. Është sërish ai, Adriano Galliani, që del hapur në mbrojtje të Allegrit. 
Vendimi duket racional, sepse dicka është përmirësuar sa I përket lojës, pavarësisht dështimit ndaj Udinezes.
“Allegri ka besimin tim dhe atë të presidentit Berluskoni. Milani pa dyshim që luajti shumë mirë dhe unë vura re një përmirësim të dukshëm në lojë dhe ky është një ngushëllim i trishtë për mua. Të mërkurën pres fitoren e parë në San Siro, që në këtë fillim sezoni për Milanin dhe Interit mbetet i mallkuar.”
Galliani, pasi komenton golin spektakolar të El Sharavit, kujton se Me Alegrin Milani ka grumbulluar 162 pikë në dy sezone, e dhënë e mjaftueshme për të besuar te ringritja.
“Goli i El Sharavit ishte shumë i bukur dhe e trembi Udinezën si vitin e kaluar, por pastaj pësuam një gol krejtësisht të evitueshëm. Duhet të ecim përpara me këtë trajner. 162 pikë në dy vjet janë shumë. Skuadra u mund kur ishte me dy lojtarë më pak dhe mund të them se ishim të pafat. Fatkeqësita na kanë përndjekur një vit rresht, por jemi vetëm në javën e katërt dhe gjithcka do të ndryshojë. I kemi të gjitha cilësitë për ta rimarrë veten.”
Qëndrimi i Glalianit i ka dhënë qetësi edhe Allegrit, që po përjeton ndoshta javën më të vështirë në karrierën e tij si trajner.