Mos kërkoni vetëm tek brendësitë e syve të tij, për të gjetur nëse ai gënjen apo jo. Pasi teoria që mbështetet në leximin e lëvizjeve të syve për të vlerësuar nivelin e ndershmërisë në fjalët apo qëndrimet e një personi, është vënë në pikëpyetje.
Një studim i realizuar nga dy universitete, ai i Edinburgut dhe Hertfordshire, botuar në revistën “Public Li
brary of Science One”, ka treguar edhe me fakte shkencore, se përse kjo teori është e pabazuar.
Ndërsa japin disa metoda të tjera, me të cilat juve mund ta dalloni qartë nëse një person është duke ju gënjyer, apo duke ju thënë të vërtetën.
Për të siguruar efektivitetin e tyre, garancinë e ka dhënë vetë profesor Richard Uiseman i Universitetit të Hertforshire në Britaninë e Madhe.
1. Gënjeshtarët tregojnë gjëra që kurrë nuk kanë ndodhur dhe për këtë arsye, ata kanë tendencë për të zvogëluar numrin e herëve që i referohen vetes së tyre. Të jeni të vëmendshëm kur përmendin fjalën "Unë". Fshehin diçka që nuk ekziston.
2. Dykuptimësia: Të gënjyerit, është një gjë është shumë e vështirë dhe njerëzit që janë të prirur për ta bërë këtë, janë të përqendruar kryesisht në gjërat që përmbajnë dy kuptime.
3. Gabimi. Në fakt, gënjeshtarët janë shumë më ngurrues se të tjerët, për të thënë të vërtetën dhe kësisoj, kanë tendencën për të ngadalësuar ritmin e të treguarit, në mes një fjale dhe një tjetre. Ataa përdorin shpesh edhe belbëzimet, paasi e kanë të vështirë të tregojnë.
4. Një kohë të gjatë. Ata që thonë gënjeshtra duhet të mendojnë gjatë dhe e kanë vështirë t’i rikthehen në detaje historisë që sapo treguan.
5. Bërje gjestesh. Gënjeshtarë kanë tendencë për të lëvizur duart e tyre dhe në përgjithësi, kanë një gjallëri më të veçantë se ata që kanë thënë të vërtetën.