Jessie J zgjon një fanse nga koma
11:13 AM
HOLLYWOOD NEWS
Një nënë ka falënderuar pop yllin Jessie J, pasi ajo e ndihmoi vajzën e saj të zgjohet nga koma në të cilën gjendej si pasojë e një aksidenti në trafik. Mjekët ishin frikësuar se gjashtëvjeçarja Tyla Atkin nuk do të ketë më mundësi për të ecur ose për të buzëqeshur. Por, nëna e saj, Michelle Hart tha se ajo tani është duke luajtur me shokët në park dhe kjo falë idhullit të saj, këngëtares britanike Jessie J, e cila me zërin e saj e zgjoi nga koma. Jessie ka qëndruar tek shtrati i vajzës për rreth një orë duke ia kënduar këngën e saj të preferuar “Rainbow”, transmeton Indeksonline. Michelle tha: “Doktorët më kanë thënë se duhet të flasësh me njerëzit që janë në koma pasi që i mban ata të koncentruar dhe të lidhur me botën. Mendoj se Jessie e ka shpëtuar vajzën time. Ajo ma riktheu përsëri atë. Jam kaq mirënjohëse”. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur muaj më parë, kur Adele me këngët e saj ishte ajo që ndihmoi një paciente të zgjohet nga koma.