Ftohja e raporteve të tyre dhe thashethemet e menjëhershme nisën që në “Top Fest”-in e vitit të kaluar, pasi nga ajo kohë Ronela Hajati ndërpreu bashkëpunimin me Flori Mumajesin. Por, si duket, gjërat kanë ndryshuar për dy emrat e njohur të showbizit shqiptar dhe ata i janë rikthyer miqësisë së mëparshme.
Nuk vihet re më asnjë qejfmbetje mes tyre, Ronela është takuar me Florin në një koncert që ky i fundit ka mbajtur në Vlorë, në të njëjtën ditë me Ronelën. Ndoshta mes tyre mund të rifillojë edhe bashkëpunimi në muzikë, por gjithsesi duke lënë mënjanë këtë supozim që do t’i mbesë kohës për ta vërtetuar.
Ronela vijon bashkëpunimin me ‘Baba Stars’ dhe shumë shpejt pritet të lansohet kënga e re, bashkë me klipin përkatës, raporton Bluetooth