Fotografitë më të mira të 2012-s

”National Geographic” shpalli të premten fituesit e konkursit të vitit 2012 për
fotografitë. 11 fotografi të mrekullueshme u zgjodhën nga më shumë se 12 mijë të tilla, dërguar nga 6 615 fotografë nga 152 vende të ndryshme të globit.Midis imazheve të përzgjedhura, fituese ishte fotoja e Cedric Houin, e titulluar “Flutura”.

Foto u shkrep në tokat kirgize në korridorin afgan të Vakhanit dhe ajo portretizon një grua dhe një fëmijë në veshjet e tyre tradicionale.

Fotografia fituese: Intimiteti i jetës së përditshme në krahinat kirgize të Afganistanit. Tributë në foto jetojnë javë larg në këmbë nga pika më e afërt e qytetërimit, në një mal të lartë 4 300 metra, në një prej pjesëve më të izoluara e të ashpra të globit.