Elbasan, sherri për
tokën për pak është kthyer në tragjedi një fshat të Elbasanit. Veiz Paja, 63 vjeç, ka goditur me lopatë disa herë në trup, vëllain e tij, shtetasin N.Paja, 57 vjeç, banues në fshatin Dragot. Policia e Elbasanit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 63-vjecarit shtetasit Veiz Paja.Në Spitalin kirurgjik Elbasan, u dërgua menjëherë N.Paja, i cili mori mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë vrasjen duke mbërritur në kohë ne vendin e ngjarjes dhe duke bërë te mundur shmangien e një tragjedie.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj 63-vjeçarit për vrasje të mbetur në tentativë.