Thashethemet lodhin Victoria-n

Martesa e tyre 13-vjecare është konsideruar si një prej lidhjeve më të forta në botën e showbiz-it.

Por thashethemet e javës së shkuar për një lidhje mes David dhe Katherine Jankins, duken se e kanë lodhur tejmase Victoria-n.

Ish-Spice Girl nuk beson fare në këto thashetheme e po ashtu edhe këngëtarja 32-vjecare dhe David kanë mohuar dhe kanë hedhur poshtë këto akuza, por tani Vic është e shqetësuar se mos fëmijët lexojnë po dëgjojnë për thashethemet që qarkullojnë e kjo do t'i mërzisë ata.

Victoria tani është e fokusuar që të mos lejojë familjen e saj që të bjerë në nivelin e një telenovele, pas asaj që Katherine mori përsipër të shkruante në Twitter, duke mohuar lidhjen, por ndërkohë duke shkaktuar një furi të vërtetë reagimesh.