Pop ylli botëror, Beyonce, është
super-femra e yllit shqiptar Rita Ora, për shkak të asaj se sa ikonike është figura e saj dhe se si ajo po arrin t’ia dalë me karrierën dhe me obligimet si nënë në të njëjtën kohë.
Rita flet për Beyoncen si njeriun që e inspiron atë më së shumti në karrierë, për shkak se gjithçka që ka arritur deri tani ka arritur falë këshillave të këngëtares amerikane.
“Për një minut unë e këndoj këngën e Destinys Child “Say My Name” në lokalin e babait dhe në minutin tjetër unë jam e ulur pranë Beyonces duke e pyetur nëse kënga është e mirë për albumin tim?”.
“Herën e parë kur jam takuar me të isha nervoze. Unë e përqafova dhe i thashë se ajo është inspirimi im. Ajo është super-femra me karrierë dhe familje. Unë shpresoj që një ditë mund të bëj një gjë të njëjtë – me foshnje në njërën dorë dhe me mikrofon në dorën tjetër. Beyonce ishte dhe është inspirim i tillë. Ajo është në skenë për një kohë aq të gjatë dhe mendoni se ajo është më e moshuar, por është vetëm 30 vjeçare”, ka thënë Rita.