Një 58-vjeçar i prekur nga një sëmundje e rrallë që e bën të jetë i zgjuar dhe i vetëdijshëm, por pa pasur asnjë kontroll mbi muskujt e paralizuar të trupit, shpërtheu në lot kur një gjykatë në Britaninë e Madhe i hoqi të drejtën të vetvritej. Tony Nicklinson vuan prej shtatë vitesh nga sindroma e “kyçjes në vetvete”, e cila bën që e vetmja gjë që ai mund të ketë kontroll mbi trupin e tij të jenë sytë.Britaniku nuk është në gjendje të flasë dhe të lëvizë asnjë pjesë të trupit, ndërsa i duhet asistencë e vazhdueshme dhe e plotë për të vazhduar të jetoje në këtë ferr në të cilin ndodhet.Sipas bashkëshortes së tij Jane, e cila kujdeset për 58-vjeçarin, vendimi i gjykatës e dënon Tonyn me “burgim të përjetshëm brenda trupit, me mungesë dinjiteti dhe mjerim”.
Nicklinson pësoi një infarkt ndërsa ndodhej në një udhëtim pune në Athinë, në vitin 2005.Goditja në zemër i shkaktoi sindromën, që e ka lënë tërësisht të paralizuar në çdo pjesë të trupit, ndonëse ai është plotesisht i aftë mendërisht dhe në gjendje të kuptojë situatën në të cilën ndodhet.Prej dy vitesh, i sëmuri kishte ngritur një çështje në gjykatë, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të Britanisë që të lejonte mjekët ta asistonin në vetvrasje, të cilën ai nuk mund ta kryejë dot për shkak të kufizime fizike.