Arrestohet per te 170-en here
11:59 PM
Kuriozitete
New Jersey, 19 korrik 2012Beqir Sina – Giovanni Verdelli, një 60-vjeçar nga lagjia e Brooklynit, New York, është arrestuar për të 170-ën herë duke thyer kështu rekordin botëror të arrestimeve për një person.
Verdelli ra sërish në prangat e policisë amerikane këtë javë pas plot 169 arrestimesh të mëparshme për vepra të ndryshme penale.
I vendosur në listën e policisë, “Person i ikur në kërkim - Most Wanted Fugitives”, italo-amerikani me precedentë të njohur, Giovanni Verdelli u kap të hënën nga agjentët specialë të policisë së shtetit të New Jersey – PAPD në qytetin Jersey City, raporton noa.al.Verdelli u identifikua nga një foto e tij e pikasur nga policia nëpërmjet Cellphone.Sipas policisë amerikane, fotoja e shpërndarë ishte parë nga një grua e qytetit Jersey, e cila e kishte njohur të kërkuarin duke fituar kështu edhe shpërblimin e policisë 10 mijë dollar, të vëna në dispozicion për njeriun që tregonte.Gruaja, identiteti i të cilës mbetet anonim për arsye sigurie, u shpreh se kishte dyshuar se ai ishte personi që kërkonte policia, pasi krejt papritur Verdelli, kur rastësisht u gjend përballë saj në trotuar, u mundua të ndërronte rrugë.Hera e parë kur ndërroi rrugë ndodhi më 30 qershor, dhe po e njëjta skenë sipas saj, ndodhi edhe më 3 korrik.Pas arrestimit të Giovanni Verdellit, policia amerikane bëri me dije se pjesa më e madhe e veprave kriminale në të cilat ishte përfshirë nuk lidheshin vetëm me krimet e grupeve të organizuara të mafies italiane, por edhe grabitje me armë, përdhunime femrash dhe posedim droge.Prokurori i Qarkut Hudson County, Edward DeFazio bëri me dije se “Verdelli, ishte vendosur në “bllokun” e policisë për marrëdhënie seksuale me dhunë, kundërvajtje dhe më e fundit pas një ngacmimi seksual, i ndodhur në një tren metroje në New York City”.Kjo sipas DeFazios përkoi me arrestimin e 170-të të italo-amerikanit.DeFazio, tha se Giovanni Verdelli rrezikon një dënim minimal me 18 muaj burg dhe një pagesë në para, për dy akuza penale që janë ekuivalente të akuzave penale, të marrëdhënieve seksuale me dhunë.Zëdhënësi i Autoritetit Portual, Steve Coleman, u tha gazetarëve se italo-amerikani 60-vjeçar në momentin e arrestimit mbante veshuar të njëjtat rroba që kishte edhe në fotot në telefonin celular, gjë që e bëri të lehtë identifikimin e tij në rrugë.