CLS 63 AMG, avjoni i rradhës


Muajin e kaluar AMG sërisht hapi dyert për bashkëpunim, e këte rradhë për makinën CLS 63 AMG, ky projekt këtë rradhë vjen nën emrin e Stealth. Stealth ka ndërhyrë edhe tek motorri, duke e bërë të fitojnë jo pak por 225 kuaj fuqi shtesë dhe duke e çuar këtë makinë në 740 kuaj fuqi në total. Parakolpi i përparëm vjen si një bllok i tërë bashkë me pjesën e ajrimit, duke e bërë të duket më potente dhe muskuloze gjithashtu duke mundësuar dhe më shumë ajër të freskët brënda, për ftohjen është përdorur edhe një bosht i ri më i gjerë brenda në motorr. Agresivitet dhe pompozitet i jep dhe karboni i përdorur gjerësisht në pothuajse të gjithë trupin e makinës. Përveç komponentëve aerodinamik, përmisimet e motorrit janë të dukshme për një motorr 5.5 litërsh që arrin në një numër maksimal rrotullimesh 1.150 Nm, për të arritur në këtë pushtet është vendosur një Biturbo V8 me ventilator shtesë për interkulerin. Brutaliteti i kësaj makine shfaqet tek shpejtësia e saj, AMG CLS63 GSC arrin nga 0 në 100 vetëm për 3.7 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 400 km/h edhe pse është limituar tek 350 km/h për arësye sigurie. Për stabilitetin në rrugë janë përdorur disqe 20” me goma Continetal.